10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Fermerët e Malishevës përkrahen me teknologji moderne bujqësore

Komuna e Malishevës ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova për të mbështetur fermerët lokalë me pajisje moderne bujqësore.

Sipas njoftimit, ky projekt realizohet me mbështetje nga Islamic Relief UK dhe synon të përmirësojë prodhimin bujqësor dhe efikasitetin e punës në tokat e komunës.

“Vazhdojmë mbështetjen për bujqit tanë. Ne do të qëndrojmë pranë fermerëve me projekte konkrete, investime dhe përkushtim të plotë, sepse zhvillimi i bujqësisë është zhvillim i Malishevës sonë”, theksoi Komuna e Malisheves në një njoftim.

Në ceremoni mori pjesë edhe drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, i cili u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor në komunë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Lajmet e Fundit