11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Sot në Prizren nis spektakli i basketbollit

Nga sot deri më 15 shkurt, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të bëhet epiqendër e basketbollit, me dy turne të rëndësishëm që priten të ofrojnë spektakël dhe ndeshje emocionuese.

Gjysmëfinalet e Femrave sot do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës për femra: Peja 03 vs United Basketball – sfidë që pritet të jetë e barabartë dhe me shumë intensitet. Bashkimi vs Prishtina – një duel ku fituesi ka shanse të mëdha për të mbrojtur titullin.

Aktualisht, fituesi i Kupës është Bashkimi i Prizrenit, i cili synon të triumfojë sërish. Peja 03, Prishtina dhe United Basketball do të japin maksimumin për të arritur finalen dhe për të marrë trofeun e çmuar.

Finalja e femrave do të zhvillohet të premten, duke shënuar kulmin e spektaklit. Final 8 – Liga e Parë (Meshkujt). Në të njëjtën palestër, nga sot deri më 15 shkurt, do të zhvillohet Final 8 i Ligës së Parë, ku tetë skuadra do të luftojnë për trofeun e kësaj lige.

Përballjet pritet të jenë shumë interesante, dhe secila skuadër do të japë maksimumin për të triumfuar.

Orari i Ndeshjeve

11.02.2026 – E mërkurë 14:00

– Proton Cable Prizreni vs Gjakova (GR-A) 16:30

– Peja 03 vs United Basketball (Gjysmëfinale Femrat) 19:00

– Bashkimi vs Prishtina (Gjysmëfinale Femrat)

12.02.2026 – E enjte 14:00

– Istogu vs Kerasan (GR-D) 16:30

– New Basket vs Drita (GR-B) 19:00

– KEKU vs Borea (GR-C)

13.02.2026 – E premte 14:00

– Gjysmëfinale Liga e Parë (GR A – GR D) 16:30

– Gjysmëfinale Liga e Parë (GR B – GR C) 19:00

– Finalja Femrat – Kupa e Kosovës 15.02.2026

– E diel 19:30 – Finalja Liga e Parë

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

Lajmet e Fundit