10.3 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Helshani nis vizitën e parë zyrtare në QKMF të Malishevës

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Helshani, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj”, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Shqipron Berisha dhe Bibe Mazreku. Në qendër u pritën nga ushtruesi i detyrës, Urim Thaçi.

Gjatë takimit, drejtori Helshani u njoh nga afër me gjendjen aktuale të shërbimeve shëndetësore, kushtet e punës dhe nevojat prioritare të institucionit. Sipas njoftimit, në fokus të bisedës ishin kërkesat për përmirësimin e infrastrukturës, furnizimin me pajisje mjekësore dhe fuqizimin e stafit profesional, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

“Jam i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet shëndetësore në komunë, duke siguruar trajtim serioz të kërkesave dhe angazhim për adresimin e tyre në përputhje me mundësitë buxhetore”, tha drejtori Helshani.

Ndërkaq, drejtori Thaçi falënderoi për vizitën dhe gatishmërinë për mbështetje, duke vlerësuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë për avancimin e sistemit parësor shëndetësor në Malishevë.

Pas përfundimit të takimit, Helshani dhe bashkëpunëtorët bënë homazhe dhe vendosën lule te varri i ish-drejtorit të Shëndetësisë, Hajdin Berisha, duke nderuar kontributin e tij në shëndetësinë lokale./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Lajmet e Fundit