Spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren, kësaj radhe me derbin e javës së 20-të të ProCredit Superligës.
Bashkimi – GO+ Peja është sfida kryesore e kësaj xhiro, derisa priten sfida interesante edhe në ndeshjet e tjera.
Prizrenasit pasi u kualifikuan në finale të Kupës synojnë të vazhdojnë me paraqitje pozitive, derisa në elitë janë në vendin e dytë me 13 fitore e gjashtë humbje, derisa në anën tjetër verdhezinjtë ndodhen në vendin e tretë me dhjetë fitore e nëntë humbje, raporton PrizrenPress.
Kjo xhiro hapet në Gjakovë me përballjen Vëllaznimi-Sigal Prishtina, dy skuadra që nuk janë në formën optimale. Kuqezinjtë numërojnë gjashtë fitore e 13 humbje, kurse kryeqytetasit tetë fitore e 11 humbje.
Golden Eagle Ylli-Bora është një ndeshje shumë e rëndësishme për të skuadrat. Therandasit kanë tetë fitore e 11 humbje, kurse prishtinasit nëntë fitore e dhjetë humbje, andaj kjo pritet ta bëjë takimin edhe më interesant.
Java e 20-të mbyllet në Mitrovicë me përballjen Trepça – Rahoveci 029, dy skuadra në formë të ndryshme në elitën e basketbollit. Mitrovicasit janë në vendin e parë me 16 fitore e tri humbje, kurse ‘Vreshtarët’ në vendin e tetë me gjashtë fitore e 13 humbje.

ProCredit Superliga-Java 20
E shtunë
17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
19:30 Golden Eagle Ylli – Bora
E diel
17:00 Bashkimi – GO+ Peja
19:30 Trepça – Rahoveci 029
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
