2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Liria ka Emër: Mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë” – marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

Platforma Qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Sipas vlerësimeve në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. të ekspertëve dhe të dhënave nga terreni, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë sot në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre, duke e bërë atë marshimin më të madh në historinë e Kosovës së lirë.

Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtinës ishin të stërmbushura me qytetarë nga të gjitha komunat e vendit, nga rajoni, diaspora dhe përtej oqeanit. Prania masive, organizimi qytetar dhe mesazhi i qartë e shndërruan këtë marsh në një moment historik të solidaritetit dhe qëndresës qytetare.

Fatkeqësisht, me mijëra qytetarë të tjerë mbetën të bllokuar në trafik, në hyrje dhe dalje të ndryshme të kryeqytetit, gjatë ardhjes në Prishtinë. Fluksi i jashtëzakonshëm i pjesëmarrësve dëshmon për përmasat reale të kësaj mobilizimi mbarëkombëtar.

Edhe përkundër kushteve jo të favorshme atmosferike, zëri i popullit nuk u ndal. As shiu, as vështirësitë logjistike nuk e zbehën vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe liri për çlirimtarët.

Platforma Qytetare “Liria Ka Emër” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për secilin qytetar, për çdo familje, për të rinjtë, për mërgatën dhe për të gjithë ata që kontribuuan në këtë mobilizim historik.

Ky marsh dëshmoi qartë: kur populli flet, ai flet me dinjitet, me përgjegjësi dhe me zë të fuqishëm.

Drejtësi, jo politikë. Liri për çlirimtarët.”

Marketing

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kastrati debat me gjimnazistët, Malisheva e para për mendim kritik

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në një debat me nxënës gjimnazistë nga Malisheva dhe komuna të tjera, në kuadër...

Në Prizren sot luhet finalja e Kupës së Ligës së Parë

Sot në Prizren zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Ligës së Parë, ku Proton Cable Prizreni dhe Drita do të përballen për trofeun...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit