Në sallën e Kuvendit të Komunës së Suharekës, sot u mbajt konsultimi publik për Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e komunës.
Sipas njoftimit, në këtë takim morën pjesë përfaqësues komunalë, zyrtarë institucionalë dhe qytetarë të interesuar, të cilët diskutuan për përmbajtjen e projekt-rregullores dhe paraqitën mendimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre.
“Qëllimi i këtij konsultimi ishte përfshirja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe përmirësimi i projekt-rregullores përmes kontributit të palëve të interesuara, në mënyrë që menaxhimi i mbeturinave në komunë të jetë sa më efikas dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve”, theksohet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
