Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës dhe të premtes.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -1 dhe 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 13 deri në 17 gradë celsius.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Të hënën, moti parashihet të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë celsius, ndërsa minimalet nga 13 deri në 15 gradë celsius.
Të martën do të ketë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale pritet të mbajnë nga -1 deri në 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet 13-17.
Edhe të mërkurën do të mbajë mot i njëjtë si i një dite më parë, teksa temperaturat maksimale do të rriten vetëm për 15-18 gradë celsius.
Të enjten do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diel. Temperaturat më të ulëta do të sillen rreth 0-3 gradë celsius, kurse maksimalet nga 15 deri në 17 gradë.
Kurse të premten moti do të mbajë me intervale me diell dhe vranësira, e vende-vende parashihet të ketë riga shiu. Temperaturat më të ulëta do të sillen rreth 0-2 gradë celsius, ndërsa më të lartat nga 13 deri në 15 gradë celsius.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
