Skuadra e Llapit, më në fund ka shijuar fitoren në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas një serie prej tetë ndeshjeve rresht pa fitore, Llapi të hënën në Podujevë ka mposhtur skuadrën e Ballkanit.
Ndeshja e xhiros së 23-të, që u luajt të hënën, përfundoi me shifrat 2:0 në favor për skuadrën e Llapit.
Të dy golat, Llapi i shënoi në pjesën e parë me anë të Muhamet Hysenit (17’) dhe Edon Sadriut (45’) për ta mposhtur Ballkanin, ekip që mbetet i dyti në tabelë me 39 pikë, tri më pak se Drita që prinë në Superligë.
Në anën tjetër, Llapi ka 26 pikë dhe ka shënuar fitoren e parë në Superligë pas një pritjeje të gjatë.
Herën e fundit, Llapi kishte fituar në nëntor të vitit të shkuar dhe atë kundër Ballkanit, por në Suharekë.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
