Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë kanë prezantuar projektin e tyre humanitar dhe edukativ “Shkolla dhuron – Kosova shpëton”, në një takim me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Në këtë takim, nxënësit ishin të shoqëruar nga drejtori i shkollës, Burim Gashi, si dhe mësimdhënësit Liridon Thaçi dhe Pajtim Krasniqi. Ata prezantuan idenë dhe qëllimin e projektit, i cili synon të nxisë solidaritetin, humanizmin dhe përgjegjësinë shoqërore përmes aktiviteteve në komunitet.
Projekti përfshin iniciativa për dhurimin e gjakut dhe aktivitete sensibilizuese, me qëllim promovimin e vlerave qytetare dhe ndihmën për personat që kanë nevojë. Realizimi i këtij projekti është planifikuar të mbahet më 23 mars.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, përgëzoi nxënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin dhe kreativitetin e treguar.
“Iniciativa të tilla janë shembull i mirë i edukimit qytetar dhe dëshmojnë rolin pozitiv që të rinjtë mund të kenë në shoqëri”, tha Kastrati.
Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e komunës për projekte që promovojnë solidaritetin, bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin shoqëror, duke inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë me ide dhe aktivitete të ngjashme edhe në të ardhmen. Në këtë takim, kryetarin e shoqëronte edhe shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi.
Pas këtij takimi, nxënësit e shkollës janë pritur edhe nga drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, e cila i përgëzoi për iniciativën dhe ofroi mbështetjen e drejtorisë për realizimin e projektit./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
8