17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Vajzat e Bashkimit, një fitore para titullit

Kampionet fituan 75:72 (16:18, 20:20, 19:15, 20:19), në një super përballje të zhvilluar në Prizren. Vajzat e Bashkimit me fitoren e shënuar të dielën mbrëma i janë afruar krejtësisht titullin, pasi që rezultati në serinë finale të playoffit është 3-1 në të mirë të ekipit prizrenas. 

Ndeshja nga fillimi deri në fund ka qenë shumë interesante dhe e baraspeshuar, por me rikthime në rezultat, derisa përfundoi me fitoren e prizrenaseve.

Ndeshja ishte mjaft interesante, por edhe e tensionuar, pasi që u ndërpre për disa minuta pas provokimeve të bëra nga banka mysafire, që sollën reagimin e publikut. Sidoqoftë, publiku u largua nga salla për të vazhduar ndeshja, ndërsa krejt në fund të saj ka qenë Nicole Bohanon që ka vendosur ndeshjen, duke shënuar gjuajtjet e lira të saja në fund të duelit.

Waggoner Dontavia kishte 24 pikë e nëntë kërcime për vendaset, derisa Alexis Mead shtoi 25 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te mysafiret u dalluan Adrienne Godbold me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Arbnore Përquku me 18 pikë e katër asistime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, derisa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Punime në rrjetin elektrik në Restelicë të Dragashit, kufizohet qarkullimi i automjeteve

Komuna e Dragashit ka njoftuar se më 8 prill 2026 do të zhvillohen punime në rrjetin elektrik në fshatin Restelicë, në segmentin pranë tunelit. Sipas...

Lajmet e Fundit