64 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për gjendjen e pacientëve me Covid në spitalet e Kosovës.

Sipas ShSKUK-së, 64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga Covid-19, në klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 12 prej tyre nga Shqipëria që po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit