17.1 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Kërkimet arkeologjike në Prizren: Minarja e ndërtuar mbi themelet e një kishe

Katedralja e Zojës Ndihmëtare në PrizrenKatedralja e “Zojës Ndihmëtare” në Prizren nuk është e vetmja kishë e këtij qyteti. Renovimi i kësaj katedrale ka çuar në zbulimin e disa mbetjeve arkeologjike dhe gërmadhave të vjetra, nën të, që dyshohen të jenë të dy kishave katolike të shekujve të parë pas Krishtit.

Por, jo vetëm nën të, ka kisha të mbuluara. Jo shumë larg saj kësaj katedrale, në qendër të Prizrenit, janë gjetur mbetje tjera arkeologjike dhe shtresa gurësh të një pagzimoreje krishtere.

E që rrjedhimisht, në afërsi të saj mendohet të jetë e mbuluar edhe një kishë paleo-kristiane, e cila sipas arkeologeve vendas dhe nga Shqipëria mendohet se daton që nga periudha e hershme bizantine apo gjatë periudhës romake, rreth shekullit të katërt, raporton Express.

Prifti katolik, Don Shan Zefi thotë se deri në vitin 1455, në këtë kishë që sot është e mbuluar nga disa objekte banimi dhe nga një ndërtesë e bankës, të jenë zhvilluar mesha dhe liturgjitë tjera kishtare. E po ashtu, në vendin ku dyshohet se ka qenë e ndërtuar kjo kishë sot ndodhet edhe një minare e xhamisë, e cila thuhet të jetë ndërtuar gati një shekull pas rrënimit të kishës, në vitin 1572. Kjo sipas tij është bërë me qëllim për të fshehur identitetin tonë.

Në vendin ku është gjetur kjo pagzimore ishte paraparë që të ndërtohet një shesh nga komuna e Prizrenit, por që tash për tash punimet janë ndërprerë.

Ndërsa, gjurmimet për këtë vend arkeologjik do ti kryej i njëjti ekip i arkeologëve ndërkombëtarë të cilët kanë punuar në katedralen e Prizrenit. Pjesë e këtij grupi janë arkeologë të njohur nga Kroacia, Italia, Sllovenia dhe po ashtu do të angazhohen edhe disa arkeologë nga Kosova dhe Shqipëria.

Don Shan Zefi ka thënë për Express se është i kënaqur me interesimin dhe bashkëpunimin e Komunës së Prizrenit dhe me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve për zbardhjen dhe vërtetimin e këtyre fakteve arkeologjike, por jo edhe aq me Ministrinë e Kulturës dhe institucionet tjera përkatëse. Ndërsa synim i tij është që shumë shpejt Prizreni të jetë i mbrojtur nga UNESCO.

Sipas tij, duhet të bëhet më shumë që ne të promovojmë identitetin tonë dhe kulturën tonë kombëtare dhe po ashtu kristiane.

Nga ana tjetër, nën objektin e Katedrales së Prizrenit është gjetur një shtyllë tek hyrja kryesore, e cila mendohet të jetë bazamenti i një tjetër kishe paleo-krisitane të shekullit 4 apo 5. Po ashtu, harku i kësaj kishe është zbuluar në anësoren e majtë të kësaj katedrale.

Edhe përfundi sakristisë së kësaj katedrale të sotme, është zbuluar një mur masiv i një kishe të shekullit 8 apo 9.

Por, jo vetëm mbetje të kishave të vjetra janë gjetur. Gjurmimet kanë zbuluar edhe varreza masive dhe eshtra.

Vet katedralja e “Zojës Ndihmëtare” është një objekti i vjetër, i ndërtuar në periudhën e perandorisë osmane në vitin 1870. Sot kjo katedrale, gjatë procesit të renovimit është kthyer në gjendjen e mëparshme, sikurse ishte ndërtuar. Zbulimi këtyre kishave e bën Prizrenin si qendrën më të madhe të kulturës krishtere ndër shqiptarët dhe më gjerë, me katër kisha të vjetra të zbuluara deri me tani, të periudhave të ndryshme. /ExpressTV/

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde, sekuestrohet drogë dhe armë në Suharekë

Sektorin Rajonal i Hetimeve/Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekipe...

Në Prizren u përkujtua dëshmori Alush Kryeziu – 33 vite nga rënia heroike

Në 33-vjetorin e rënies heroike të Alush Kryeziut, të shtunën në lagjen "Ortakoll" të Prizrenit, u organizuan homazhe për të nderuar figurën e tij....

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit