Kryeziu: Kjo qeveri nuk do të merret me zgjidhjen e problemeve

Eqrem KryeziuuIsh nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, ka dyshime se koalicioni i drejtuar nga Mustafa e Thaçi nuk do të merret me zgjidhjen e problemeve.
Këtë koalicion ai e ka quajtur shpurë dhe, sipas tij, halli i saj i vetëm është si t’u shmanget zgjidhjeve të problemeve.

“Përshtypja ime është se kjo shpurë nuk do të merret me zgjidhjen e problemeve. Halli i saj i vetëm është si t’u shmanget zgjidhjeve të problemeve, qoftë edhe me maskimin e tyre, qofshin ato probleme të brendshme a ndërshtetërore”, ka thënë Kryeziu për Epokën e Re.

Kurse sa i përket dialogut me Serbinë, ai ka thënë se në këtë proces nuk duhet të dërgohen njerëz frikacakë, të komprometuar dhe të korruptuar.

“Kjo çështje është agjendë e demokracisë perëndimore, por nuk do të thotë se në atë proces duhen dërguar njerëz frikacakë, të komprometuar e të korruptuar”, është shprehur Kryeziu.

Më Shumë

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit