Sot përfundon Ultimatumi

Isa Mustafa14-27Kryeministri Isa Mustafa ka kohë sot, deri në orën 16:00, që t‘i përgjigjet ultimatumit për shkarkimin e Ministrit serb Aleksandar Jablanovic, si dhe ta kthejë në Kuvend Ligjin për Trepçën.

Në të kundërtën, nesër, në Sheshin e Prishtinës, në orën 12:00, si dhe në ditët në vazhdim, do të kërkohet dorëheqja e tij dhe e Qeverisë që ai drejton.Ky është ultimatumi që ka dhënë Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në emër të protestuesve, të cilët të shtunën mbajtën protestën gjithëpopullore – e konsideruar si më e madhja që prej përfundimit të luftës.

Protesta e organizuar nga Vetëvendosje dhe Thirrjet e Nënave ishte përkrahur edhe nga dy partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma.

Të dy liderët e tyre, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë pohuar se do të vazhdojnë mbështetjen e mëtutjeshme të protestës së paralajmëruar për të martën.
Kryeministri Mustafa, të shtunën, ka deklaruar se Jablanovicin dhe Listën Serbe nuk i solli ai, por i ka gjetur aty, ndërsa për Trepçën sërish ka pohuar se me vendimin e fundit është shpëtuar nga falimentimi.

Por, a do të përgjigjet ai sot, deri në orën 16:00?
Shkarkimi i Jablanovic, siç thuhet, mund ta rrëzojë Qeverinë. E vetë Ministri për Kthim dhe Komunitetet ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje. / Politiko.net

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit