-6.4 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Limaj: Po rihapet Pakoja e Ahtisarit

Fatmir Limaj, nismaKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, Hashimit Thaçit, i cili ka thënë se në takimin e sotëm, që do të mbahet në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë pret të përmbyllet kapitulli për drejtësinë.

Limaj në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo do të thotë se Kosova nuk do të ketë më sistem unik të drejtësisë, por sistem të drejtësisë të decentralizuar nëpër enklava dhe të ndarë në baze etnike.

“Duke ju falënderuar këtij mentaliteti qeverisës, Serbia në mënyrë të ngadaltë, por të sigurt, po e rinegocion komplet Pakon e Ahtisarit dhe po ia arrin qëllimit të saj për ta bërë Kosovën shtet jofunksional. E filluan duke thënë bisedime teknike, ndërsa do ta përmbyllin me një copëzim të brendshëm faktiko-ligjor të vendit tonë”, ka thënë Limaj.

Deklarata e plotë e Fatmir Limajt:

Ministri i Jashtëm i Kosovës tha mbrëmë se ai pret që në bisedimet e sotme me Serbinë të përmbyllet kapitulli për drejtësinë dhe se kjo do i shërben normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Nga kush e morën mandatin këta që të negociojnë sistemin e drejtësisë së Kosovës me një shtet tjetër?
Cili shtet i pavarur i lejon një shteti tjetër të ndërhyj dhe të negocioj për sistemin e drejtësisë brenda territorit të tij?
A nuk është kjo shkelje e kushtetutës dhe sovranitetit të shtetit tonë dhe tejkalim i mandatit të koalicionit qeverisës?
A nuk është ky shembull i rihapjës dhe rinegocimit të pakos së Ahtisarit? Edhe atë në shtyllat kryesore të cilat definojnë një vend se a është apo nuk është shtet!

A ju kujtohet kur qeveria e kaluar thoshte se asnjëherë nuk do të negociohet për sistemin unitar të drejtësisë?
Se këta veç paskan negociuar, po tregon deklarata e mbrëmshme e Ministrit të Jashtëm, që sipas tij, ai pret që nesër të përmbyllet marrëveshja për drejtësinë.

Kjo do të thotë që Kosova nuk do të ketë më sistem unik të drejtësisë, si çdo shtet normal, e për sistem të cilin është bërë luftë e madhe që të fitohet në marrëveshjen e Vienës (pakoja e Ahtisarit), por tash e tutje Kosova do të ketë sistem të drejtësisë të decentralizuar nëpër enklava dhe të ndarë në bazë etnike.

Duke ju falënderuar këtij mentaliteti qeverisës, Serbia në mënyrë të ngadalt por të sigurt, po e rinegocion komplet pakon e Ahtisarit dhe po ia arrin qëllimit të saj për ta bërë Kosovën shtet jo funksional.

E filluan duke thënë bisedime teknike, ndërsa do ta përmbyllin me një copëzim të brendshëm faktiko-ligjor të vendit tonë.

Më Shumë

Vdes një 43-vjeçare nga Suhareka, policia: Dyshohet se konsumoi preparate kimike

Një grua 43-vjeçare nga Suhareka ka vdekur të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës...

Pranon mandatin e dytë si drejtoreshë e Arsimit, Veselaj-Gutaj: Do të punoj për një arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë

Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Në një postim në...

Lajmet e Fundit