15.3 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Demaçi: Dilni në protesta, por mos thyeni

Demaci11-21Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka thënë se demonstrata duhet të ketë në Kosovë, por jo të thyhen xhamat e të sulmohen policitë e Kosovës sikur të ishin të Serbisë.

Në emisionin “Argument” në RTV 21, Demaçi ka thënë se ata që thërrasin në demonstrata duhet me ditë çka kërkojnë

“Nuk është në rregull që të thuhet demonstratë paqësore e atje të thyhen pronat publike dhe private”, ka thënë ai.

Sipas tij, duhet të thirren në përgjegjësi të gjithë ata që i kanë blerë ndërmarrjet e s’i kanë plotësuar kushtet, në mënyrë që të kthehen punëtorët që kanë punuar aty dhe ata të bëhen pronarë të ndërmarrjeve.

Demaçi porositi qytetarët që t’i votojnë ata që kanë luftuar për popullin e jo ata që kanë hyrë në pushtet vetëm për të fituar para.

Veprimin e kryeministrit Isa Mustafa në lidhje me Aleksandër Jabllanoviqin ai e quan “turp”, duke thënë se kryeministri veproi vetëm kur “deklaratën e Jabllanoviqit e komentuan edhe ambasadorët ndërkombëtarë”. Këto veprime Demaqi i quan “ruajtje të karriges”.

Ai komentoi edhe marrëveshjen e Brukselit në lidhje me drejtësinë dhe tha se Kosova gjithherë ka bërë lëshime në bisedimet me Serbinë.

Më Shumë

President nga populli, Abrashi: Janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë proces

Edhe anëtari tjetër nga LVV, Artan  Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e...

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Lajmet e Fundit