Ymer Hoxha: Nuk jam i njoftuar për grevën e të burgosurve në Prizren

Ymer Hoxha, kryetar i gjykatesKryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha nuk është i njoftuar për hyrjen në grevë të tre të burgosurve. Ai thotë se deri më tash nuk ka pranuar asnjë shkresë nga të burgosurit.

“Nuk kam pranuar asnjë shkresë nga ana e të burgosurve për këto pakënaqësi”, ka thënë Hoxha për RTK.

Qëndrim Rexha, Abdullah Zogaj dhe Skënder Selmani që në burgun e Prizrenit vuajnë dënimin e gjykatës së shkallës së parë prej më shumë se pesë vjet, që nga tetori i 2013-tës, nga dita e djeshme janë futur në grevë urie, në shenjë pakënaqësie për vonesë apo stërzgjatjen e shqyrtimit të lëndës se tyre nga ana e EULEX-it, në shkallën e dytë të gjykatës.

Grevën e kanë konfirmuar edhe burime nga Qendra e Paraburgimit në këtë qytet. Ndërsa Koordinatori i KMDLNJ-së në Prizren, Bashkim Kajdomçaj ka njoftuar se, në arsyetimin e shkakut të kësaj greve, të burgosurit kanë thënë se, janë pakënaqësitë që kanë të bëjnë me stërzgjatjen e shqyrtimit të plotfuqishmërisë së kësaj lënde nga ana e Gjykatës në shkallën e dytë, apo asaj të Apelit.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan më 16-të tetorë 2013-të trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e Lirë” të përbërë prej 10-të vetash, me 56 vite e 44 muaj burgim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit