S’ka azil për qytetarët e Kosovës

SkenderHyseni_ldkMinistri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka deklaruar se në javët, dhe muajt e ardhshme do të kthen qytetarët të cilët kanë migruar ilegalisht në vendet e BE-së.

Hyseni ka bërë me dije se nuk ka shanse që qytetarët e Kosovës të fitojnë azil në vendet e BE-së. Ai ka thënë se arsyet e migrimit janë të natyrës ekonomike dhe sociale.

Hyseni gjatë raportimi në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane ka bërë me dije se nesër (e martë) do të zhvillohet një takim në Beograd në mes të drejtorëve të policisë nga Gjermania, Austria, Hungaria, Kosova dhe Serbia për çështjen e migrimit.

Ministri Hyseni ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka thënë se MPB-ja i ka plotësuar kriteret që kanë dalë nga udhërrëfyesi për vizat./Epoka e re/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit