6.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Rusia kërcënon fqinjët

ushtria ruseRusia ka dërguar mbi 2 mijë ushtarë në jug të vendit pranë kufirit me Krimenë, rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkazinë dhe Osetinë Jugore.

Lajmi u njoftua nga vetë ushtria ruse, e cila tha se çuarja e ushtarëve atje është bërë në kuadër të një programi trajnues.

Ushtria e qarkut Federal Jugor ka njoftuar se 500 pajisje të rënda ushtarake janë duke u shfrytëzuar për ushtrime.

Pjesë e këtyre ushtrime janë bërë edhe njësitë e forcave ajrore, të cilët e kanë për detyrë që të zmbrapsin sulme me raketa dhe aeroplanë.

Në njoftim thuhet se ushtrimet po mbahen në 12 fusha në zonat e sipërpërmendura, mirëpo ende nuk është bërë e qartë se sa do të zgjasin.

Por kjo fushatë ka ngritur shqetësime tek fqinjët dhe Perëndimi, i cili prej kohësh akuzon Rusinë se përmes këtyre vendeve po kalon pajisje të rënda ushtarake.

Kujtojmë që aktualisht në lindje të Ukrainës nuk po zhvillohen luftime mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë, për shkak të armëpushimit të vendosur mes tyre pak javë më parë.

Më Shumë

Hajdar Mallaku – Një jetë në shërbim të arsimit dhe letërsisë shqiptare

Prof. Dr. Besim Muhadri HAJDAR MALLAKU (1946) Mësuesi i përkushtuar, gjuhëtari dhe krijuesi i shquar i Hasit, Hajdar Mallaku, lindi më 20 dhjetor 1946 në Lagjen Mallak...

18 vjet shtet

Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran...

Lajmet e Fundit