8.4 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Muja nderon dëshmorët në Landovicë

Ramadan muja ne landovicMe rastin e manifestimit tradicional “ Epopeja e UÇK-së”, janë nderuar dëshmorët e Komunës së Prizrenit, me ç’rast janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta lulesh.

Familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalid të luftës, qytetarë dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme, ishin të pranishëm sot në Landovicë, për të bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve me rastin e manifestimit tradicional “ Epopeja e UÇK-së”.

Me këtë rast, Ramadan Muja, tha se dëshmorët me aktin e tyre të flijimit i dëshmuan Botës mbarë se si duhet çliruar e njëkohësisht edhe mbrojtur atdheu, ndërsa ne duhet të angazhohemi që të zhvillojmë shtetin tonë, për të cilin është derdhur aq shumë gjak.

Ndërkaq, eprori i njësisë së dominimit të FSK-së në Prizren, kapiten Sejdi Krasniqi, tha se asnjëherë nuk duhet harruar bijtë më të shtrenjtë të Kosovës, të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja, që ne sot të shijojmë Lirinë .

Pas Landovicës, janë bërë homazhe nga pjesëmarrësit e këtij aktiviteti edhe para Monumentit të Lirisë , ku janë të gdhendur emrat e të gjithë dëshmorëve të rënë për Lirinë e Kosovës nga komuna e Prizrenit/TV Prizreni/

Më Shumë

Ish-deputetja Mubera Mustafa: Edhe pse jam veterane e LDK-së, e votoj Shaqir Totajn – për arsye të qarta dhe të sinqerta

Në një deklaratë publike gjatë një takimi elektoral në Prizren, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mybera Mustafa, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për...

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë në Prizren, rreth orës 18:12. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit