Gazetari Rami Berisha ka vazhduar edhe sot t’i publikojë punësimet joligjore që janë bërë nga Drejtoria e Arsimit në Prizren.
Ai në rrjetin social “Facebook’ ka publikuar dy dokumente në të ilat shihet se për punësimet jo ligjore ka qenë i njoftuar edhe kryetari i Komunës Ramadan Muja.
Postimi i plotë në Faebook
Kryetari i Prizrenit është i njoftuar me sistemimin joligjor të punëtorëve me shkolla të mesme, në shkollat e Prizrenit.
Sadete Shala, është njëra nga mësimdhënëset e Prizrenit, e cila është diskriminuar vetëm pse është femër, rrjedhimisht e pafuqishme. Ajo e ka të kryer fakultetin e gjuhës shqipe dhe në Arsim ka punuar që nga vitit 1997, edhe atëherë kur mësimdhënësit punonin me e pa pagë. Në vitet e fundit, sa ka punuar normën, e ka plotësuar me dhjetë orë në shkolëln Lekë Dukagjini dhe me dhjetë orë të tjera në shkollën e fshatit Hoqë e qytetit. Me veprime arbitrare të DKA-së së pari i merren dhjetë orët në Lekë Dukagjin, e pastaj edhe ato në shkollën e fshatit Hoqë e qytetit, (në ndërkohë në Lekë Dukagjin pranohen pa konkurs 4-5, mësimdhdnës të profilit të Sadete Shalës) dhe kjo mësimdhënëse pas 13 vjet pune në Arsim, mbetet pa punë. Ajo e shfrytëzon të drejtën e ankesës dhe DKA merr vendim për sistemimin e kësaj mësimdhënëseje.
Në këtë vendim (të cilin e keni më poshtë) me të cilin njoftohet edhe kryetari i komunës së Prizrenit, ai njoftohet se një …”drejtori i shkollës ka bërë shkelje ligjore duke i sistemuar në vendet e punës punëtor me përgatitje joadekuate madje edhe me shkollë të mesme. Një veprim të tillë drejtori i ka bërë edhe vitin e kaluar për çka është i njoftuar kryetari…” thuhet ndër të tjera në këtë vendim me të cilin kjo mësidhdhënëse duhej të sistemohej ndërsa nuk është sistemuar kurrë…Po ky vendim i DKA-së a është vetëm një letër krejt e pavlerë, pasi ai asnjëherë nuk u bë realitet për rastin e Sadete Shalës, ndërsa mësidhënsit tjetër po me këtë vendim sistemohet…A është jo i sinqert vendimi i DKA-së. Jo. Ose së paku lë dyshimin e hapur me një letër tjetër të DKA-së, e cila në rastin e parë ankohet te kryetari se drejtori i shkollës sistemon njerëz me shkollë të mesme ndërsa në rastin tjetër, me shkresën e vete sistemon punëtor me shkollë të mesme…Nëse asgje tjetër këto dy dokuemnte dëshmojnë për degradimin e vlerave në Arsimin prizrenas, dhe për këtë degradim janë të njoftuar edhe kryetari edhe zyrtarët tjerë komunal mësidhdnësja Sadete Shala i përmend me emra e mbiemra. Sadete Shala ka qenë në takim te kryetari dhe rrëfimi i saj se si është pritur nga kryetari është fatnastiko shkencor…