11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Malisheva përgatitet për muajt e rriqrave

Një tribunë profesionale rreth masave parandaluese kundër etheve hemorragjike krime kongo u mbajt të premten në Malishevë ku u prezantuan rreziqet që shkakton ky virus dhe masat që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, adresoi kritika për Këshillin Ndërministror për këtë vit, pasi ende nuk është aktiv, por kërkoi angazhimin e të gjithë faktorëve, siç tha ai, për ta mposhtur këtë të keqe me të cilën përballet Malisheva çdo pranverë e verë.

Sipas Institutit Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, që nga paslufta në Malishevë kanë vdekur 18 persona nga ky virus, që përbën 51 për qind të rasteve të vdekjeve të regjistruara në nivel vendi, ndërsa kategoria më e prekur nga thumbimet e rriqrave janë fëmijët.

“Kontrollimi i shpeshtë i trupit, kositja e barit, dezinfektimi i stallave, veshja e duhur gjatë punëve të përditshme janë disa nga masat dhe format e vet kujdesit”, tha Nurishahe Hulaj nga ky institut.

Ndërsa Shaban Gollopeni nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, tha se “ciklin e zhvillimit të rriqrave e ndihmojnë shumë edhe kafshët, dhe për këtë arsye agjencioni, po bën repelimin e tyre, me qëllim të përpjekjes për parandalimin e zhvillimit të ciklit”.

Sipas Besim Zogajt nga QKMF e Malishevës, ky institucion përveç në trajtimin e pacientëve, po punon me analiza dhe fushatat informuese për vetëdijesim.

“QKMF ka një personel të trajnuar shumë mirë dhe trajtimi i rasteve të thumbimit nga rriqrat, bëhet në mënyrën më profesionale, si dhe përcillet në vazhdimësi pacienti, përmes analizave laboratorike”, tha drejtori Zogaj.

Vetëm në vitin 2014 në komunën e Malishevës ishin të paraqitura katër raste me ethet hemorragjike krime kongo, kurse këtë vit, ende nuk ka raste të regjistruara edhe pse janë regjistruar rreth 30 raste të thumbimit nga rriqrat./Kallxo.com/

Më Shumë

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Vjen në jetë vajza e Kiarës dhe Luizit: Fotoja e parë dhe emri i veçantë!

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Vajza e tyre ka ardhur në jetë këtë të martë...

Lajmet e Fundit