Britania voton në zgjedhjet e përgjithshme

Miliona njerëz votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Kutitë e votimit në rreth 50,000 qendra do të hapen në orën 7:00, sipas kohës lolale.

Liderët britanikë kanë zhvilluar të mërkurën ditën e fundit të fushatës.

Kryeministri David Cameron ka thënë se vendi është më i fuqishëm se pesë vjet më parë, edhe pse mbeten ende punë për t’u bërë. Ai ka thënë se konservatorët do t’i fitojnë zgjedhjet e së enjtes.

Ed Miliband, në anën tjetër, ka thënë se është optimist për perspektivat e Laburistëve dhe se beson që publiku do të bëjë gjykimin e duhur, transmeton Rel.

Nick Clegg ka premtuar se liberal-demokratët do të ofrojnë stabilitet dhe dinjitet.

Sondazhet sugjerojnë se asnjëra parti nuk do të fitojë ulëse të mjaftueshme për një shumicë absoulute.

Më Shumë

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit