11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

U hap ekspozita kolektive e studentëve nga Fakulteti i Edukimit

Ekspozita kolektive e studentëve të Fakultetit të Edukimit, drejtimi parashkollor u hap të mërkurën në Fakultetin e Edukimit. Studentët janë prezantuar me piktura, vizatime dhe instalacione. Temat janë personale, individuale të ndikuara nga realiteti dhe fantazia. Në disa piktura dominojnë peizazhet me ngjyra të ndezura të gërshetuara me tonalitete, me vija gjeometrike që karakterizojnë kubizimin.

E veçanta e ekspozitës është të shprehet ana e brendshme individuale, edhe pse si detyrë shkollore kanë përvetësuar teknikat, bojërat, kompozicionin, ritmin, stilin, figuracionin. Të gjitha i gjejmë në telajo. Në vizatime dominojnë portrete të punuara me laps që veçohen me realizmin. E veçanta e portreteve është drita, hija dhe vija. Temat e portreteve kanë qenë të lira dhe dominojnë figurat e të afërmve të tyre që puqen me fantazinë. Kemi edhe lëvizjen, shpejtësinë e cila veçon vizatimet.

Kuratori i ekspozitës Ilir Muharremi ka thënë për KultPlus se ekspozita është mjaftë ngacmuese, tërheq publikun, sidomos ngjyrat e plasuara mirë.

“Qëllimi i ekspozitës është të shprehet globalizmi, hapësira e barabartë për të gjithë njerëzit në botë, gjë që dominon në instilacionin e vendosur në dysheme. Njerëzit figurativisht i dallon ngjyra, por esenca prapë është e njëjtë dhe secili është i barabartë me tjetrin”, ka thënë Muharremi.

Kjo ekspozitë është e organizuar edhe me qëllim të konferencës shkencore “Java e shkencës”, e cila do të mbahet disa ditë rresht ne Fakultetin e Edukimit. Qëllimi është që pjesëmarrësit gjatë pauzës të shijojnë ekspozitën. Aranzhues i ekspozitës është Agron Mulliqi./KultPlus.com/

Më Shumë

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Lajmet e Fundit