Mblidhen gratë e PDK-së në Prizren

Në kuadër përgatitjeve për organizimin e Konventës së Gruas Demokratike të Kosovës, e cila do të mbahet me 16 maj 2015 në Prishtinë, Dega e GD të PDK-së, në Prizren ka mbajtur takimin e saj me kryesin e degës.

Takimi është mbajtur nën udhëheqjen e kryetares së Gruas Demokratike në Prizren Laura Guguli dhe në prezencën e kryetarit të Degës Minir Krasniqi.Laura Guguli, kryetare e Gruas Demokratike në Prizren, ka njoftuar anëtaret e kryesisë së Gruas Demokratike në Prizren, për të gjitha përgatitjet që janë bërë si dhe për rëndësinë e Konventës së Gruas Demokratike të Kosovës, e cila do luajë një rrol të rëndësisë së veçantë në fuqimizimin e rrolit të femrës jo vetëm në

Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe në të gjitha mekanizmat vendimmarrëse por edhe në jetën politike dhe atë publike.
Ky takim kishte për qëllim masivizimin dhe përfshirjen sa më të gjerë të femrës në konventën e katërt zgjedhore nga e cila do dalin strukturat e reja drejtuese të Gruas Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Degës Minir Krasniqi, falënderoi të gjitha strukturat drejtuese të Gruas Demokratike të Kosovës në Prizren si dhe të gjitha aktivistet pa dallim të cilat punuan dhe ndihmuan organizimin e PDK-së, gjatë gjithë kohës e në veqanti në zgjedhjet e fundit.

“Gruaja ka ndikim tek familjet kosovare dhe luan një rol të jashtëzakonshëm për ta prezantuar punën e bërë nga PDK-ja, e cila gjatë mandatit të saj qeverisës në Komunën e Prizrenit ndikoi në masë të madhe në ngritjen standardit jetësor”, tha ndër tjera kryetari i degës Minir Kraniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Lajmet e Fundit