Skandaloz, reagimi i Qeverisë për ngjarjet në Kumanovë

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në Kumanovë është e papranueshme.
Për shkak të kësaj, ai ka deklaruar se kanë kërkuar të enjten debat në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca për ‘Epokën e re’ ka vlerësuar se reagimi i Qeverisë së Kosovës karshi ngjarjeve në Kumanovë ka qenë skandaloz.

Konjufca ka thënë se me ngjarjet në Kumanovë, Nikola Gruevski ka dashur të tërheq vëmendjen nga skandalet që janë duke i ndodhur Qeverisë së tij.

Ai ka bërë me dije se për shkak të këtyre skandaleve, Gruevski ishte i gatshëm të nisë edhe luftën, e cila, sipas tij, i konvenon vetëm atij dhe Serbisë.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit