Sarkozy ia ndryshon emrin opozitës franceze (Foto)

Ish- presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka ndryshuar emrin e partisë së tij nga Unioni për një Lëvizje Popullore (UMP në Republikanë).

Anëtarët e partisë më të madhe opozitare në Francë e kanë mbështetur ndryshimin e emrit.

83 përqind e kanë miratuar këtë lëvizje.

Megjithatë ky ndryshim është pritur me kritika në Francë, pasi kritikët thonë se të gjithë francezët janë republikanë.

Sarkozy pritet të garojë sërish për president në vitin 2017.

Një kërkesë në gjykatë për ndalimin e përdorimit të emrit Republikanët është hedhur poshtë.

Në një sondazh, 70 përqind e publikut dhe 40 përqind e anëtarëve të partisë UMP thanë se asnjë parti politike nuk duhet të përdorë emërtimin: Republikanë.

Nicolas Sarkozy-Republicains

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit