Ka vdekur James Horner, kompozitori i muzikës së “Titanic”-ut

Në një aksident ajror në Kaliforni në moshën 61 vjeçare ka vdekur James Horner, kompozitori i këngës së një prej filmave më të famshëm në botë, Titanic, shkruan BBC.

Ai ishte i trajnuar si pilot dhe raportohet të këtë qenë i vetëm në bordin e një aeroplani të vogël privat që u rrëzua në veri të Santa Barbara, të hënën në mëngjes.

Asistenti i tij personal Sylvia Patrycja, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shprehur keqardhjen e tij për këtë ngjarje.

“Ne humbëm një person të mrekullueshëm me zemër të madhe, dhe një talent të pabesueshëm. Ai vdiq duke bërë atë që donte. Faleminderit për përkrahjen dhe dashurinë, mirupafshim”, ka përfunduar ai.

Fituesi i dyfishtë i Oscar ka punuar në tre filma të James Cameron dhe në “A Beautiful Mind”, “Troy” dhe “Apollo 13?.

Ai fitoi një Ocsar për filmin e “Titanic”-ut dhe një tjetër për muzikën e tij.

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit