6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Gazetari që shmangu planin terrorist në Londër

Një plan terrorist i Shtetit Islamik për të shpërthyer një bombë në Ditën e Forcave të Armatosura, në Britani, është shmangur nga e përditshmja “The Sun”.

Gazeta në fjalë njofton në edicionin e saj online se një atentat vetëvrasës ishte planifikuar të realizohej për të goditur ushtarët gjatë paradës së tyre.

Pasi ka marrë informacionin, komanda e anti-terrorit në Scotland Yard ka punuar gjatë gjithë natës për të garantuar sigurinë e ushtarëve dhe qytetarëve që do të ndjekin paradën, në zonën Merton, në jug-perëndim të Londrës, e cila ishte vënë në shënjestër të ISIS.

Grupi terrorist synonte të shpërthente një bombë artizanale, por dështoi pasi një nga liderët e tij në Siri, pa dashje angazhoi një gazetar të infiltruar të “The Sun” për të realizuar planin.

Lajmi vjen një ditë pasi militantët e Shtetit Islamik bënë një masakër me 37 viktima në një nga resortet më të njohura turistike në Tunizi, shumica e të cilave ishin shtetas britanikë.

Nga raportimet e “The Sun” mësohet më tej se, eksponenti i ISIS i kishte thënë gazetarit: “T’i godasim ushtarët në tokën e tyre”.

Ai i kishte mësuar reporterit se si të ndërtonte një bombë artizanale me një tenxhere, të cilën ky i fundit do ta fuste në një çantë shpine dhe do ta shpërthente teksa e mbante në kurriz.

“Kryeterroristi Junaid Hussain, i cili kishte braktisur Britaninë për të vajtur në Siri, mësoi gazetarin se si të bënte bomba, por ky i fundit njoftoi autoritetet”, shkruan “The Sun”.

Ndërkohë, në një reagim, policia britanike ka deklaruar se masat e sigurisë janë përforcuar. “Inkurajojmë publikun që të ndjekë paradën normalisht”, ka deklaruar një zëdhënës.

Më Shumë

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Vjedhje e rëndë në Prizren, një personit i grabiten para të gatshme e stoli ari nga vetura, policia heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në Prizren, ku një personit i janë vjedhur para...

Lajmet e Fundit