Marrëveshjet që priten

Kosova dhe Serbia do të provojnë sot, në takimin e radhës në Bruksel, që të arrijnë marrëveshje të rëndësishme për Asociacionin e Komunave Serbe, Telekomunikacionin, “Parkun e Paqes” dhe Energjinë.

Kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vucic, javën e kaluar, kishin përafruar qëndrimet lidhur me këto tema dhe finalizimi i marrëveshjeve është paralajmëruar për këtë javë nga Shefja e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini.

Javën e kaluar, palët arritën vetëm një marrëveshje, atë të policave të sigurimit për automjete, e cila lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi.

Por, komuniteti ndërkombëtar kësaj radhe pret përfundimisht mbylljen e çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.

Kryeministri Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi janë shprehur se presin me optimizëm ditën e hënë në Bruksel dhe finalizimin e realizimin e marrëveshjeve për temat që do të diskutohen.

Kryeministri i Serbisë, Alekasandar Vucic, gjithashtu, ka thënë se në takimin e së hënës në Bruksel shkon me besim të mirë. Ai ka pohuar se Serbia është e gatshme për kompromis, por ka shtuar se nuk varet vetëm prej tyre se çfarë do të ndodhë. /Politiko.net/

Më Shumë

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Lajmet e Fundit