19.8 C
Prizren
E diel, 16 Qershor, 2024

AAK: Ushtrinë ta bëjmë para vjeshtës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që me urgjencë të procedohet ligji për FAK’un, Ushtrinë e Kosovës.

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë (DPMS) i AAK’së, po ashtu, kërkon shpjegime të drejtpërdrejta nga Kryeministri Mustafa dhe ministri Demolli, se për çfarë arsyeje nuk po e procedojnë projektligjin për Forcat e Armatorsura të Kosovës në Kuvend.

“Kuvendi duhet që menjëherë ta themelojë Ushtrinë e Kosovës, para sesionit vjeshtor, ndryshe preferencat e Listës Serbe, përkatësisht asosacionit politik serb, do t’i rrisin apetitet e tyre të pengimit dhe instrumentalizimit të mëtutjeshëm”, thuhet në kërkesën e AAK’së.

Sipas kësaj partie, ekzistojnë disa gjetje themelore, përse Qeveria Mustafa-Thaçi po e neglizhon këtë sektor kyç të sigurisë dhe mbrojtjes:

1. Qeveria po e humbë sensin strategjik për të themeluar FAK’un;

2. Qeveria, me këtë neglizhencë të papranueshme dhe paaftësi, krijon përshtypjen se po tallet me të ardhmen e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe me sigurinë nacionale të Kosovës;

3. Kualiteti i dobët i qeverisjes, njëherit paaftësia e tyre për të negociuar “çështjet e panegociushme”, ka bërë që zyrtarë të lartë të Serbisë dhe të Kosovës të ironizojnë dhe të luajnë me fatin e FAK-ut, duke u faktorizuar si përcaktues;

4. Aspekti strukturor dhe komandues dhe ai operacional i shtrirjes gjithëteritoriale, gjithashtu, është bërë temë kohëve të fundit, për të cilën ne si AAK jemi kundër çdo lloj ndërhyrjeje që e anatemon substancën e të qenit ushtri tipike e Kosovës, moderne dhe në NATO;

5. FAK-u, Ushtria e Kosovës, si çështje kaq vitale për garantimin e sovranitetit të Kosovës, ka qenë dashtë të bëhet menjëherë pas formimit artificial të Qeverisë Mustafa-Thaçi, pra që në muajin e parë qeverisës dhe jo të krijohet ky vakuum kohor dhe politik, duke iu krijuar hapsirë si brenda e edhe jashtë ndikimit të Serbisë dhe faktorëve të tjerë destruktiv, që të shfaqin ide në dëm të së ardhmes së Ushtrisë së Kosovës;

6. Qeveria, e cila nuk po arrin akoma procedimin dhe amandamentimin e ligjit për FAK-un, njëherit nuk arriti të realizojë detyrimet kushtetuese për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet dhënë llogari për dështimet e njëpasnjëshme.

AAK thotë se kërkon pa ndalur që FAK’u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik për Kosovën dhe përpara çdo lloj nisme në Kuvend dhe që menjëherë të veprohet në themelimin e tij.

AAK vlerëson përgjithësisht me notë negative paqartësitë në krijimin e kësaj situate të paqëndrueshmërisë parlamentare dhe pamundësisë së themelimit të FAK’ut nga Qeveria Mustafa-Thaqi, duke theksuar se qeveria nuk ka treguar përgjegjësi kushtetuese dhe aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe të ekspertizës për t’iu ofruar qytetarëve klimën e mirëbesimit, aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, në të gjitha nivelet e saj, për prespektivën e qëndrueshme socio-politke dhe ekonomike të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Më Shumë

Luizi poston një foto më të bijën në krah, i bën dedikim të veçantë

Fituesi i Big Brother Vip Albani, Luiz Ejlli, ka postuar një foto të ëmbël më të bijën në krah. Ai përkrah fotos shkroi, “Nëse vetëm...

Mot me diell sot, temperaturat arrijnë deri në 29 gradë Celsius

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara. Siç bën me dije Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat maksimale do...

Lajmet e Fundit