10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Politikanët e korruptuar zvarrisin MSA-në dhe liberalizimin e vizave

BE-ja nuk ia jep dritën jeshile Republikës së Kosovës

Pa ndryshuar qeverisja, nuk ka perspektivë në BE

Këto favore, në procesin e integrimeve evropiane, nuk do t’i njihen Kosovës derisa të ketë në krye të shtetit një qeverisje të papërgjegjshme dhe qeveritarë që sundojnë mbi ligjin, theksojnë deputetët dhe analistët politikë

Në takimin e pestë plenar të dialogut për procesin e Stabilizim Asociimit, që u zhvillua para tre ditësh në Prishtinë, në të cilin u diskutua për procesin e përafrimit të Kosovës me BE-në, ratifikimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave, nuk u dhanë sinjale premtuese se këto dy procese të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës do të përmbyllen së shpejti, pavarësisht premtimeve të përditshme të zyrtarëve të lartë kosovarë.

Përfaqësues të subjekteve politike opozitare dhe analistët konsiderojnë se ndëshkimi që po vjen nga BE-ja për Kosovën, me vonesën e MSA-së dhe liberalizmin e vizave, është pasojë e mbetjes për një kohë të gjatë të politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me oligarkinë kriminale në krye të shtetit. Deputeti Rexhep Selimi nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’, anëtar i komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës, tha se mbetja ne geto e qytetarëve gjithsesi është një ndëshkim që vjen pa të drejtë nga BEja, sepse janë krerët e korruptuar, të komprometuar të institucioneve të shtetit, qeverisja e tyre e keqe, që po iu shkaktojnë dëme edhe qytetarëve. “Këto favore nuk do t’i njihen Kosovës derisa të ketë në krye të shtetit një qeverisje të papërgjegjshme dhe qeveritarë që sundojnë mbi ligjin”, tha ai./kosova sot/

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Lajmet e Fundit