-6.4 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Hapet për vizitorë shtëpia muze e Ismail Kadaresë

Në qytetin antik të Gjirokastrës shtëpia ku ka lindur dhe është rritur shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare, tashmë e shndërruar në muze, ka hapur më 30 janar dyert për vizitorë.

Që nga viti 1994 Kadare ka vënë këtë shtëpi në shërbim të qytetit përmes një letre publike drejtuar kryetarit të atëhershëm të Gjirokastrës, Bashkim Finos.

Shtëpia, e djegur disa vite më parë dhe e riparuar së fundi, u hap si muze në kuadër të “Vitit kulturor të Ismail Kadaresë (2016)”, të shpallur kështu për nder të ditëlindjes së 80-të të shkrimtarit, që ishte më 28 janar.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, përmes rrjetit social Facebook ka thënë se hapja e këtij muzeu është tanimë një arsye më shumë për ta vizituar Gjirokastrën.

“U çelën dyert e shtëpisë së Kadaresë! Pas restaurimit plot shije, një arsye më shumë për të vizituar Gjirokastrën, qytetin që po rilind hap pas hapi pas tatëpjetës së rrënimit rrëqethës të njëzet e kusur viteve pa shtet”, ka shkruar Rama.

Shtëpia pritet të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më shumë përkthyes dhe shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave dhe turistë.

Rikujtojmë se në fillim të këtij viti ky shkrimtar shqiptar u nderua edhe nga shteti francez me urdhrin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Më Shumë

Parashikimi i motit: Java nis me -12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar...

Liria zyrtarizon sulmuesin kryesor të Ligës së Parë

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me sulmuesin nigerian, Theophilus Solomon (29), i njohur si një nga golashënuesit më të mirë të pjesës...

Lajmet e Fundit