8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Malisheva bëhet gati për të parandaluar ethet hemorragjike

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, dhe drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani kanë qëndruar sot në Malishevë.

Sipas një njoftimi për medie, ata u takuan me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin biseduan rreth masave për parandalimin e etheve hemorragjike Krime Kongo.

“Pavarësisht që nuk kemi pasur raste të vdekjeve, në dy vitet e fundit, madje as raste të infektimit me EHKK në Malishevë në vitin e shkuar, dhe kjo është meritë e të gjithëve bashkërisht, këtë vit duhet të rritet gatishmëria, sepse është viti i tretë i zbatimit të strategjisë për luftimin e EHKK, por për shkak të kushteve klimatike, të favorshme, mund të përballemi me ndryshime në ciklin e shumimit të rriqrave, si bartës të virusit së EHKK”, tha ministri Rrahmani, i cili paralajmëroi se Këshilli ndërministror për luftimin e EHKK, do të mblidhet shumë shpejt.

Ndërsa drejtori i IKSHP-së, z.Naser Ramadani, tha se “përgatitjet janë të duhura dhe jemi në kohë”, tha Ramadani.

Drejtori për Shëndetësi i Malishevës , z.Hajdin Berisha, tha se “komuna e ka zbatuar në përpikëri strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK, kurse edhe këtë vit, niveli i gatishmërisë është i lartë, për pjesën që i takon nivelit komunal të zbatimit të kësaj strategjie, sikur edhe të trajtimit të rasteve të prekur nga rriqrat”. Edhe drejtori i bujqësisë, z.Hajrullah Mazreku, paraqiti nevojën e fillimit të menjëhershëm të zbatimit të masave, veçanërisht të repelimit të kafshëve, pasi këtë e imponojnë kushtet e favorshme atmosferike.

Në këtë takim, nga të gjithë, u vlerësua lartë puna e punëtorëve shëndetësor, si në emergjencën në Malishevë, ashtu edhe në Klinikën Infektive në QKUK, për trajtimin e mirë të rasteve me thumbim të rriqrave, si dhe të rasteve me EHKK.

Më Shumë

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik. KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954 Megjithatë, përtej nostalgjisë...

Brezovica, Prevalla e Peja zonat e preferuara – Mbi 9 mijë shqiptarë vizituan Kosovën për 24 orë

Fundjava ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve drejt Kosovës, ku destinacionet turistike dimërore po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë.   Brezovica, Prevalla dhe...

Lajmet e Fundit