Kontrollohen lokalet pranë gjimnazit të Suharekës

Policia e Kosovës – Stacioni Suharekë në bashkëpunim me Inspeksionin e Komunës së Suharekës sot kanë zhvilluar një aksion kontrollues tek kafiteritë pranë Gjimnazit “Jeta e Re”.

Aksioni ka qenë si rezultat i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi që ka rekomanduar që të ketë kontrollim më të shpeshtë tek këto kafiteri, transmeton TherandaPost.

Deri më tani, sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës nuk është gjetur asgjë në kundërshtim me ligjin.

Merret vesh se janë kontrolluar edhe disa lokale në afërsi të Shkollës së Mesme Teknike “Skender Luarasi”.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Lajmet e Fundit