Smajl Latifi i kundërpërgjigjet Ademit e Mujës: I “sëmuri psikik” do të jem gjithnjë!

Ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po e quajnë “i sëmurë psikik”, duke thënë se ndihet shëndoshë e mirë.

“Unë, Smajl Latifi që dikush më paska diagnostifikuar si i ‘sëmuri psikik’ vazhdoj edhe sot të ndihem mirë e shëndosh si molla, ngase isha bërë pengesë për aprovimin në Kuvendin e Kosovës dhe më pastaj edhe isha kundër zbatimit të Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.

Po ju vë në dijeni se ‘sëmundja psikike’ nuk po më hiqet dot as sot kur jam kundër:

*Asociacionit/ Zajednicës;

* Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi;

* Qeverisjes së keqe e të zhytur në krim e korrupsion;

* Nepotizmit në punësim e mënyrës së sjelljes së “shefave” si dhe gjuhës banale e fyese që ata flasin;

* Se si ata e përdorin shtetin dhe resurset e tij sikurse të ishin vetë pronarët e Kosovës.

E pra, unë i “sëmuri psikik” do të jem gjithnjë:

– kundër rrënimit të vlerave kombëtare, historike;

– kundër rrënimit të vlerave të shoqërisë ku jetojmë;

– kundër klanit * PRONTO* 1, 2 etj., etj.

Unë vazhdoj të ndihem edhe më mirë, kur nuk i bindem askujt që i bën keq të sotmes dhe të nesërmes së popullit dhe vendit tim”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Lajmet e Fundit