7.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Chelsea, 200 milionë euro për të mbajtur Hazardin

Eden Hazard duket se do të jetë telenovela e radhës në merkaton e verës. Mesfushori anësor kërkohet me ngulm nga Real Madrid dhe është një dëshirë e kahershme e trajnerit Zinedine Zidane.

Klubi madrilen e pati kërkuar edhe vitin e kaluar belgun, por ky i fundit vendosi të qëndrojë te Chelsea. Tashmë gjendja ka ndryshuar, edhe pse “Blutë” janë drejt fitimit të titullit kampion, shkruan Telesport.

“Marca” shkruan se lojtari do ta detyrojë klubin e tij së paku të dëgjojë ofertën nga Madridi.Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, raportohet se do të shpenzojë 200 milionë euro në merkato për të bindur Hazard-in se skuadra vitin tjetër do të rivalizojë edhe në Premier League, dhe në Champions League.

Synimet janë James Rodriguez, Romelu Lukaku, Alvaro Morata dhe Tiemoue Bakayoko. Natyrisht, lista mund të ketë edhe emra të tjerë, por ajo që vlen më shumë është dëshira e yllit Hazard. Nëse ai joshet nga Zidane, manjati rus do të ngelte me gisht në gojë, edhe pse me xhepat plot

Më Shumë

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Dorëzohet në polici personi i kërkuar në Suharekë

Sot, rreth orës 19:30, në stacionin policor të Suharekës është dorëzuar i dyshuari Fazli Ndrecaj, i cili kishte qenë në kërkim. I dyshuari është paraqitur...

Lajmet e Fundit