14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Prizren: Paraburgim policit dhe zyrtarit të Shërbimit Korrektues

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy zyrtarëve të arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Lajmin për caktimin e masës së sigurisë për KALLXO.com e konfirmoi, Afërdita Kicaj, zyrtare për informim pranë Gjykatës në Prizren.

Dje KALLXO.com raportoi ekskluzivisht për arrestimin e Tahir Demirit, ushtrues detyre i shefit të administratës në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Nexhip Gashit, epror në Policinë e Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Policia e Kosovës, dje përmes një komunikate të përbashkët njoftuan se në pikën kufitare të Vërmicës nga Policia Kufitare është ndaluar vetura “Opel Astra” (me targa të Kosovës), të cilën e drejtonte një zyrtar policor dhe në të cilën si bashkudhëtar ishte edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Po sipas këtij njoftimi, gjatë arrestimit ishin gjetur një gjetur një armë automatike “AK-47” me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit “TT” me tetë fishekë.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Lajmet e Fundit