17.4 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Veç edhe sot

Partitë politike kanë afat vetëm deri sonte në orën 24:00 që të regjistrohen në mënyrë që t’u mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Të gjitha subjektet, iniciativat apo edhe kandidatët e pavarur duhet të dërgojnë listën me emra në Komisionin Qendror Zgjedhor, i cili më pas do të bëjë verifikimin e tyre.

Deri dje në orën 11 për certifikim për zgjedhjet lokale kanë aplikuar 17 subjekte politike. Prej tyre 5 janë Iniciativa Qytetare dhe 5 kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe 7 kandidatë të pavarur për kuvende komunale, shkruan Lajmi.net

Nëse emrat e kandidatëve për kryetarë dhe asamblistë nuk dorëzohen deri nesër, atëherë partitë nuk do të mund të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Por që t’u lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 22 tetorit, duhet paguar edhe gjobat që partitë i kanë në PZAP për shkeljet që i kanë bërë gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, të mbajtura më 11 qershor.

Ditë më parë nga PZAP kishin bërë të ditur se Lista Serbe ka paguar të gjitha borxhet, kurse një pjesë të obligimeve i ka kryer edhe koalicioni PAN.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, dhe LDK-ja kanë zyrtarizuar shumicën e emrave që do të jenë kandidat për kryetarë të komunave.

Njësoj nuk ka ndodhur edhe me PDK-në e cila deri tash ka zyrtarizuar vetëm emrin e Zenun Pajazitit për kryetar të Gjilanit.

Çdo gjë do të qartësohet deri sonte pas mesnate.

Më Shumë

Policia shqipton gjobë për zjarrvënie në Malishevë – apel për parandalim të djegieve

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Malishevë është duke ndërmarrë masa të vazhdueshme për të parandaluar djegiet që, sipas tyre, shkaktojnë...

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë,...

Lajmet e Fundit