Gjykata e Prizrenit lë në paraburgim Bogdan Mitroviqin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të dyshuarit për krime lufte në rrethinën e Suharekës, Bogdan Mitroviq, mëson KALLXO.com.

Mitroviq është paraqitur sot para gjykatës për t’u njohur me akuzat për të cilat është ndaluar nga Policia dy ditë më parë.

Ai dyshohet për krime lufte në rrethinën e Suharekës në pranverë të vitit 1999.

Mitroviq, baba i 6 fëmijëve, dyshohet për kryerje të veprave penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, krime të luftës në shkelje të rëndë të Nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës dhe krime të luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar.

Mbajtjen e tij në paraburgim e kishte kërkuar prokurori special Elez Blakaj ndërsa avokati i të pandehurit kishte kërkuar që Mitroviqit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

 

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit