Vetura godet për vdekje këmbësorin në autostradën Prizren–Vërmicë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në kilometrin e 5-të të autostradës Prizren – Vërmicë, njofton Klan Kosova.

Një këmbësor mashkull ka vdekur pasi është goditur nga një veturë me targa lokale.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 dhe se trupi i pajetë është dërguar për autopsi në QKUK.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar me procedurë të rregullt.

Më Shumë

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Ditë e Xhuma me bereqet, dhurohet një automjet për nevojat e KBI-së në Prizren

Këshilli i Bashkësis Islame ka njoftuar se afaristi prizrenas Armend Perolli ka dhuruar një automjet të tipit "Opel Vivaro" për nevojat e Këshillit të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit