Prizren: Ia kapi dorën derisa po shtinte, e shpëton nga vrasja

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj L.R., për veprën penale të vrasjes në tentativë, nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së.

Sipas aktakuzës L.R. më 01.09. 2017 në Suharekë, në rrugën ,,Reqani”, pas një konflikti apo mosmarrëveshje me tani të dëmtuarin F.M., me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin F.M., por si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shokut të tyre A.M., i cili arrin t’ia kap dorën, ku e kishte armën e zjarrit i akuzuari, përkundër asaj se nga arma e zjarrit shkrep 2 herë, fatmirësisht nuk arrin ta godasë asnjëherë të dëmtuarin.

Me këto veprime L.R. ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP-së, dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-së.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit