2.1 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Nuk regjistrohen në Konvikte, studentët që pranohen në afatin e dytë

Konviktet-prStudentët e rinj të cilët do të pranohen në afatin e dytë në Universitetin e Prishtinës, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen për banim në Konvikte, pasi konkursi për pranim në konvikte do të mbyllet më 13 shtator. Ndërkohë, është një numër i madh i studentëve të interesuar për banim në Qendrën Studentore, ndërsa kapacitetet janë më të vogla.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, është duke pranuar aplikacionet për regjistrim në këtë Qendër. Por, studentët të cilët do të pranohen në afatin e dytë në Universitet, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen në konvikte, pasi konkursi në Qendrën Studentore do të mbyllet më 13 shtator.

Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën, se afati i Universitetit të Prishtinës për pranimin e studentëve është shumë i vonshëm dhe kjo do t’i shkaktonte probleme Qendrës Studentore.

“Afati që Universiteti i Prishtinës e ka shumë vonë, neve do të na kishte krijuar probleme, sepse rrjedhimisht do të fillojë banimi dhe vendosja e studentëve më 1 tetor. Në bazë të informacioneve të mija rezultatet e afatit të dytë do të dalin më 29 shtator”, tha ai

Për këtë çështje, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, thotë se Qendra e Studentëve administrohet nga Ministria e Arsimit dhe se kjo Qendër nuk mund të ketë kapacitet për të pranuar edhe studentët e afatit të dytë.

“Zakonisht aty ka një numër të studentëve që janë vendosur edhe vitet e kaluara dhe mund të kenë përparësi për t’u regjistruar edhe këtë vit, pastaj këta të rinjtë hyjnë në mënyrë suksesive. Kështu që mundësitë për të regjistruar të rinj me siguri ata i kanë analizuar dhe nuk janë për më shumë dhe duan t’i kenë përgatitjet me kohë në mënyrë që më 1 tetor t’i kenë studentët e akomoduar”, theksoi ai.

Ndërkohë, numri i studentëve që janë duke aplikuar për t’u regjistruar për banim në Qendrën Studentore është shumë i madh. Deri tani kanë konkurruar mbi 4 mijë studentë, por do të pranohen vetëm 3 mijë e 600.

Kriteret për pranim janë që kandidati të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës, kërkohet nota mesatare, si dhe largësia nga kryeqyteti. Përparësi pranimi kanë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale. Çmimi është i njëjtë sikur vitet e kaluara, 70 euro në muaj, 40 euro banimi dhe 30 euro ushqimi.

Më Shumë

Parashqevi Simaku rikthehet në Fest 63

Në natën e tretë të Fest 63, që është edhe “Nata e Nostalgjisë”, do të jetë e pranishme në skenën e Festivalit edhe këngëtarja...

Reshjet e borës në nivel vendi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, nga njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës në një komunikatë për media. Ndonëse reshje të mëdha të borës ka...

Lajmet e Fundit