Haskuka në vështirësi për reduktimin e drejtorive komunale

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi ka pranuar zyrtarisht udhëheqjen e ekzekutivit lokal ka pranuar se do ta ketë të vështirë që në fillim të mandatit ta përmbushë zotimin për uljen e numrit të drejtorive komunale. Ai ka bërë të ditur se nevoja për të siguruar shumicën në Kuvendin e Komunës e detyron që të lidhë koalicione me subjektet e tjera politike.

“Pata premtuar se do të mundohem ta zvogëloj numrin e drejtorive, por për shkak të numrit të këshilltarëve në KK kjo po duket të jetë problematike”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se deri në fund të mandatit do të mundohet të shikojë se si është mënyra më e mirë me qeverisë me Komunën e Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë fushatës parazgjedhore Haskuka ka prezantuar 43 zotimet e tij për Prizrenin. Zvogëlimi i numrit të drejtorive në Qeverinë komunale ka qenë zotimi numër 23 në këtë listë. Kryetari i sapozgjedhur i Prizrenit ka pohuar se do të angazhohet që t’i përmbushë të gjitha zotimet, por po ashtu ka pranuar se nuk do të mundë që të nisë menjëherë me zbatimin e pikës 23 nga lista e zotimeve të tij..

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit