Kandidati i koalicionit AAK-LDD Kabashi, takohet me banorët e fshatit të tij

kabashi ne korishKandidat i koalicionit AAK – LDD, Lulëzim Kabashi, është takuar me banorët e fshatit të tij, Korishë të Prizrenit.

Kabashi në këtë takim ka kërkuar nga bashkëfshatarët që t’i japin propozimet e tyre në mënyrë që t;i përfshijë në Platformën Zgjedhore.

Ai, premtoi se fshati Korishë do të jetë prioritet gjatë qeverisjes se tij, si kryetar i ardhshëm i Prizrenit.” Në këtë fshat do të realizohen katër projekte”, premtoi ai.
Ai premtoi realizimin e disa nga projektet edhe në qytet. Banorët e fshatit Korishë, ndërkaq janë shprehur se janë krenar që në zgjedhjet e nëntorit për kryetar të Prizrenit garon bashkëvendësi i tyre.

Fjalë të mira për kandidatin Lulëzim Kabashi, folën dr, Zenel Kabashi, prof,dr. Jashar Kabashi, dr, Isni Daka, shkrimtari Albatros Rexhaj, dhe gazetari Mustafë Muçaj. Ata kërkuan nga të pranishmit që të përkrahin unanimisht kandidaturën e Lulëzim Kabashit për kryetar të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit