19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

LDK në Prizren kërkon rinegocim për ndarjen e pushtetit me Vetëvendosjen

Kryesia e LDK-së në Prizren, ka marrë vendim që të rinegocion edhe një herë bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen.

Rinegocimi i është besuar ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku.

Mbledhja e Kryesisë, ndërkaq është përcjellë me tensione.

“Janë shprehur shumë pakënaqësi me drejtoritë që Vetëvendosje ia ka ofruar LDK-së”, tregon një burim brenda LDK-së.

Sipas të njëjtit burim, Kryesia ka marrë vendim që të rinegociojë edhe një herë me Vetëvendosjen, për ndarjen e pushtetit.

“Hatim Baxhaku do të takohet dhe rinegociojë edhe një herë me Vetëvendosjen”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje shpejt do të finalizojë marrëveshjet me LDK-në dhe partitë e komuniteteve joshumicë për qeverisjen në Prizren, shkruan PrizrenPress.

Në saje të këtij bashkëpunimi me partnerët e koalicionit, sipas tij, janë siguruar shumica e votave edhe për zgjedhjen e Artan Abrashit për kryesues të Kuvendit të Komunës.

Abrashi, i cili është edhe kryetar i VV-së në Prizren, ditë më parë ka thënë se kanë arritur marrëveshje me LDK-në për të bashkëqeverisur me Komunën e Prizrenit. Sipas tij, LDK do të ketë tri drejtori dhe postin e nënkryetarit të Komunës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

55 aksidente e mbi 2200 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 55 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Në...

KBF Bashkimi, katër herë radhazi kampion i Kosovës

KBF Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në basketboll për femra, duke kompletuar një tjetër sezon të suksesshëm dhe duke e çuar serinë e...

Lajmet e Fundit