5.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Filmat që fituan e garuan në “DokuFest”, nominohen për “Bafta”

Se programi i “DokuFestit” është i kualitetit të lartë dhe me të drejtë konsiderohet si një prej festivaleve më të rëndësishëm të filmit dokumentar e të shkurtër në Evropë u dëshmua edhe me publikimin e nominimeve për çmimin prestigjioz britanik në kinematografi.

Filmi i shkurtër fitues e dokumentari që ishte pjesë e konkurrencës zyrtare të edicionit të vitit të kaluar të festivalit që mbahet në Prizren, janë nominuar për çmimin “Bafta”, shkruan sot “Koha Ditore”. “A Drowning Man”, i Mahdi Fleifel, që në “DokuFestin” e vitit 2017 u shpërblye me çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, është nominuar për filmin më të mirë britanik.

Këtë çmim vitin e kaluar e mori bashkëprodhimi britaniko-kosovar “Home”, nën regji të Daniel Mulloyt, duke sjellë trofeun e parë “Bafta” në Kosovë. E në kategorinë e dokumentarit më të mirë është përfshirë “City of Ghosts” i Mathew Heineman, që në “DokuFest” ishte pjesë e garës ndërkombëtare. Në kategorinë e filmit më të mirë britanik janë në garë edhe “Aamir”, “Cowboy Dave”, “Work” dhe “Wren Bors”. Ndërsa për çmimin e dokumentarit më të mirë, në garë me “City…” janë “I am not your Negro”, “Icarus”, “An Inconvinent Sequel” dhe “Jane”.

Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentarë e të shkurtër “DokuFest”, ka thënë se pasi që vitin e kaluar “Home” si bashkëprodhim i festivalit me dy kompani britanike mori çmim, është i lumtur që në kategorinë e njëjtë e sheh të nominuar “A Drowning Man” të autorit danez me prejardhje palestineze, Mahdi Fleifel…

Më Shumë

President nga populli, Abrashi: Janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë proces

Edhe anëtari tjetër nga LVV, Artan  Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e...

Të enjten mbledhje solemne e Kuvendit të Prizrenit për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për një mbledhje solemne, që do të mbahet...

Lajmet e Fundit