2.3 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

MAShT shpall konkursin për bursa të studentëve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka shpallur konkurs për ndarje të bursave për studentët e universiteteve publike, në programet baçelor dhe master, për vitin akademik 2017-2018.

Kushtet për të fituar bursën janë që studentët të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, të kenë notën mesatare të studimeve së paku 9, të kenë të përfunduar vitin e parë të studimeve në baçelor dhe master.

Kategoritë e studentëve që kanë përparësi në fitimin e bursës janë fëmijët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së, invalidët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre, veteranët e luftës së UÇK-së dhe fëmijët e tyre, fëmijët e të zhdukurve të luftës, fëmijët e familjeve që janë përfitues të skemave sociale, fëmijët të cilët janë më tepër se një student nga një familje etj.

Studentët të cilët kanë përfituar një herë bursën shtetërore nga MAShT për vitin akademik 2017-2018, nuk kanë të drejtë të aplikojnë.

Konkursi për aplikim për përfitimin e bursës është i hapur për 10 ditë.

Javëve të fundit u zhvillua debat i gjerë pas vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për të ulur shumën e bursave për studentët e dalluar.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit 029

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja e organizimit të finales së Kupës mes FBK-së dhe Klubit Rahoveci 029. Rahoveci 029 është...

Prizreni mobilizohet për finalen e Kupës së Kosovës – Bashkimi dhe Liria mbështesin çikat e qytetit

Qyteti i Prizrenit po tregon një mobilizim të jashtëzakonshëm në prag të finales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, ku KBF Bashkimi...

Lajmet e Fundit