Bashkimi ia mësyn Prishtinës për titullin historik

“Titullin e festojmë në Prishtinë…”.

Me këtë fjali nis njoftimi zyrtar i klubit Bashkimi për ndeshjen e tretë finale të plejofit në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e tretë finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit luhet të shtunën (sot) prej orës 18:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Bashkimi ka fituar dy ndeshjet e para dhe është vetëm një fitore larg titullit.

Te prizrenasit ka optimizëm të madh se seria finale do të mbyllet pas vetëm tri ndeshjeve dhe se titullin do ta sigurojnë në shtëpinë e Prishtinës, që ka dominuar në basketbollin kosovar në dy dekadat e fundit. Njoftimi zyrtar për ndeshje i Bashkimit, dëshmon për optimizmin e madh, shkruan sot Koha Ditore.

Më Shumë

Shqipëria fiton derbin shqiptar në Prizren, Kosova ndërlikon rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Lajmet e Fundit