Gjykimi ndaj ish -prokurorit nga Prizreni shkon drejt fundit

Sot po mbahet seanca në procesin gjyqësor ku i akuzuar kryesor është ish prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga, si dhe shoferi i kësaj prokurorie, Luan Delili.

Në seancën e sotme pritet të jepet fjala përfundimtare nga palët në procedurë, me ç’ rast pritet që shumë shpejt ky rast të marrë epilogun e tij.

Në këtë proces gjyqësor prokurori Bajram Hamitaga akuzohet për keqpërdorim detyre, ndërsa Luan Delili për frikësim ndaj procedurës penale.

Hetimet ndaj Hamitagës dhe Delilit filluan menjëherë pas transmetimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” në maj të vitit 2016, në të cilin prokurori akuzohej se ka kërkuar favore nga një i dyshuar ndaj të cilit ai po i zhvillonte hetimet.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit